Duket si një makth që nuk ka fund ajo që po ndodh në Itali. 475 të vdekur janë raportuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi, duke e çuar në total numrin në 2978 viktima. Një trend ky, i cili për fat të keq, brenda pak ditëve, mund të çojë që Italia të kaloi edhe Kinën për nga numri i viktimave.
35713 është deri më sot numri i personave të infektuar në të gjithë Italinë, ku padyshim rastet më të shumta janë të regjistruara në Lombardi.