Koronavirusi, MSH: Shkon në 10 numri i të prekurve në Shqipëri

AKTUALITET


Rritet numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri, ku deri në mesditën e sotme ka shkuar në 10.

Ministria e Shëndetësisë në komunikatën e mesditës së sotme sqaroi se nga dhjetë personat e rezultuar pozitiv, dy janë të sëmurët e parë, 6 kontakte e të sëmurëve, dy raste të reja.

Në thirrjen e bërë ndaj qytetarëve u kërkua karantinimi i detyrueshëm i të afërmve për gjithë personar që rezultojnë pozitiv.

Deri sot janë testuar 114 raste të dyshuar, prej të cilëve vetëm 10 janë pozitiv. Ato që kanë qenë dje, 6 që janë konakte të këtyre të sëmurëve dhe dy raste të reja të palidhura me këto raste. Një që është i shtruar në Infektiv dhe ka një histori udhëtimi në Milano një ditor, dhe një në spitalin e Durrësit”, deklaroi zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli.

Më tej u apelua se çdo qytetar me përgjegjesinë për shëndetin e vet dhe të njerëzve të afërt, duhet të kthehet në mbrojtës i shëndetit publik, duke shmangur kontaktet fizike e mjediset e mbyllura me shumë njerëz, duke kufizuar daljet jashtë shtëpisë të më të moshuarve si edhe larë duart jo më pak se 20 sekonda disa herë në ditë.




Skip to toolbar