Koronavirusi, shënohet viktima e dytë. Humb jetën 66-vjeçari nga Lushnja

AKTUALITET


Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë pacienti i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ishte në gjendje të rëndë, në respirim të drejtuar në reanimacion.

Pacienti 66-vjeçar, kishte komplikacione të rënda, bën të ditur në një komunikatë zyrtare ministria e Shëndetësisë.

66-vjeçari nga Lushnja prej disa ditësh ishte i shtruar në shërbimin Infektiv, në gjendje të rëndë.

Pacienti vuante nga disa sëmundje shoqëruese: insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale.

Real Story kishte raportuar dhe pak ditë më parë mbi gjendjen e rënduar të 66- vjeçarit.

Ky është rasti i dytë i viktimave në Shqipëri. Para disa ditësh ndërroi jetë një grua në Durrës e prekur nga koronavirusi.



Skip to toolbar