Analisti Skënder Minxhozi në tre skenaret që mund të përballet Shqipëria për koronavirusin shprehet se shembulli i Kinës është i pamundur.
Madje dhe për skenarin e Koresë së Jugut i cili është më i miri i mundshëm është skeptik pasi autoritetet aty bënë 140 mijë tampone kurse në Shqipëri 60 apo 70 të tilla.
Ndër të tjera Minxhozi thotë se Shqipëria duhet të kishte mbyllur linjat ajrore me Italinë e Veriut teksa thotë se autoritetet shqiptare duhet të ndjekin shembullin e shteteve të tjera më të zhvilluara.
”Ne kemi biseduar shpesh për mbylljen e linjave. Nuk jemi profesionistë, por japim mendim. Duheshin mbyllura linjat nga veriu i Italisë.
Mbyllen fillimisht linjat me Italinë e Veriut, siç bëri dhe SHBA.
Trump ka mbyll Amerikën. Ne do bëjmë si të tjerët. Shembullin e Kinës nuk e bëjmë dot, fare. Ai ka bërë 140 mijë tampone në Korenë e Jugut ti ke bërë 60 a 70. ”- tha Minxhozi.