Koronavirusi, Specialistja e ISHP-së, Eugena Tomini: Kontrollet në pikat kufitare sipas protokolleve të BE

AKTUALITET


Eugena Tomini, specialiste e sëmundjeve infektive pranë ISHP-së deklaroi se vendi ynë ka marrë të gjitha masat për koronavirusin dhe procedon po njësoj si vendet e Europës në rastet e kontrolleve në pikat kufitare shqiptare.

E ftuar në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ Tomini tha se në aeroportin ‘Nënë Tereza’ dhe në pikat e tjera tokësore dhe portuale, udhëtarët i nënshtrohen matjeve të temperaturës sipas protokollit.

“Siç bëhet matja e temperaturës me protokoll në Europë, bëhet dhe me ne. Diagnoza e vendos nëse është virusi apo jo, me një tampon. E njëjta gjë bëhet dhe në Shqipëri. Ai person nuk ka pse mos të tregojë. Në Rinas është një dhomë e pritjes së udhëtarëve. Kjo është më se normale.”, tha Tomini.



Skip to toolbar