Koronavirusi, UEFA merr vendimin final, shtyhet Euro 2020

CORONAVIRUS


Anulohet zhvillimi i kampionatit evropian të futbollit Euro 2020 që ishte parashikuar të niste në fillim të verës.

Vendimin e mori UEFA para pak çastesh në një mbledhje urgjente që zhvilloi me pjesëmarrjen  e drejtuesve të federatave nga disa vende të Europës.

Në mbledhje u tha se paraprakisht caktohet viti 2021 për zhvillimin e kampionatit dhe pritet të ngrihet një grup pune për përcaktimin e një axhende të re për zhvillimin e kompeticionit.

Kjo nuk kishte ndodhur që pas luftës së dytë botërore kur kampionati botëror i futbollit u ndërpre nga viti 1938 deri më 1950.

Ishte FA Norvegjeze e cila me anë të një postimi në Twitter ka theksuar se: “Uefa ka vendosur që Euro të shtyhet deri në vitin 2021. Ai do të luhet nga 11 qershori deri më 11 korrik të vitit të ardhshëm.”

Për herë të parë sivjet europiani do të zhvillohej në 12 vende të Europës nga 12 qershori deri në 11 korrik 2020. Ndeshja e parë do të zhvillohej në Romë. UEFA ka përzgjedhur sot 13 vendet ku do të mbahet Kampionati Europian i futbollit 2020. Për herë të parë, kompeticioni nuk do të organizohet nga një shtet, por nga 13 të tillë.



Skip to toolbar