Koronavirusi, Zëdhënësja e Portit të Durrësit: S’ka asnjë rast të dyshuar deri më tani

AKTUALITET


Zëdhënësja e Autoritetit Portual të Durrësit Elitjana Doko në një lidhje të drejtpërdrejtë për “News 24” nga porti i qytetit bregdetar deklaroi se porti dhe institucionet kanë marrë masa për ndalimin e virusit.

“Masat janë marrë që kur OBSH ka dhënë informacionin. Këtu mjekët, aambulancat janë në gatishmëri. Duke qenë se virusi ka pasur përhapje në afërsi të Shqipërisë, në Itali, kemi shtuar sigurinë, me mjekë dhe ndihmës mjekë të Institutit të Shëndetit Publik”, tha Doko.

Zëdhënësja theksoi se deri tani nuk ka asnjë rast të dyshuar për pacientë të sëmurë me koronavirus.



Skip to toolbar