Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku thotë se korridori VIII është nga më të rëndësishmet në vend.Në aktivitetin infrastruktura, arritjet dhe sfidat për Shqipërinë 2030, Balluku u shpreh se ndërtimi i bazës në Porto Romano, mbetet plan ambicioz për Shqipërinë.Ndër të tjera, Balluku prezantoi projektet e përfunduara dhe ato që janë në ndërtim.
“Ne, në të njëjtin korridor, kemi kontratën nga Lekaj në Fier. Një gjurmë ekzistuese, është autostrada e vjetër, por do të ruhet në disa nga elementët. I gjithë korridori blu shoqërohet me rrugë paralele, me shpejtësi të kufizuar, që ndodhen në të dy krahët e këtij korridori. I gjithë ky korridor vazhdon me bypassin e Fierit, që e kemi mbyllur vitin 2020. Deri në Levan, deri në byppasin e Tepelenës. Kështu përfundojmë të gjithë korridorin blu, një nga më të rëndësishmet. Kalojmë te korridori 8, i cili ka si qëllim ndërlidhjen midis Italisë, Shqipërisë, RMV dhe Bullgarisë. Një korridor i rëndësishëm i infrastrukturës hekurudhore, por edhe i sigurisë. Ky korridor nuk ka vetëm këtë rëndësi të infrastrukturës rrugore, por krijon edhe një ndërlidhje me një nga planet ambicioze, me ndërtimin e një bazë detare të NATO-s në Porto Romano. Qëndrojme tek korridori VIII, ne kemi nisur më përpara se faza nga Elbasani në Lekaj, kemi nisur ndërtimet nga Elabsani në kufi me RMV. Jemi duku punuar aty në të gjithë segmentet e hapura, gjeologjia është më e sfidueshme se në krahun tjetër. Ecuria është e mirë. Një pjesë e këtyre akseve është dorëzuar”, theksoi ajo./abcnews.al