“Korrupsion në zgjedhje”, sot seanca paraprake në GJKKO ndaj kryebashkiakut të Rrogozhinës

AKTUALITET


Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla do të përballet sot në seancë gjyqësore paraprake në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për akuzën “korrupsion aktiv në zgjedhje”.

Në ambientet pranë GJKKO kanë mbërritur avokatët mbrojtës të tij dhe seanca pritet të zhvillohet gjatë paradites së sotme.

Flora Hajredinaj është përcaktuar me short gjyqtarja që do të vendos lidhur me kërkesën e SPAK që e akuzon kryebashkiakun e Rrogozhinës për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

Disa ditë më parë Prokuroria ka përfunduar hetimet dhe ka kërkuar dërgimin për gjykim të procedimit penal nr.57 të vitit 2022, në ngarkim të të pandehurve: Edison Memolla me detyrë Kryetar i Bashkisë Rrogozhinë, Ndriçim Tafxhafa, Blerim Xhamani dhe Isuf Tosku.

Edison Memolla është marrë i pandehur për “korrupsion në zgjdhje” dhe konkretisht bëhet fjalë për zgjedhjet e pjesshme të vitit 2022 në Bashkinë e Rrogozhinës në lidhje me një material audio.

Sipas këtij materiali audio, Memolla i kërkoi elektriçistit të zonës në Rrogozhinë që të mos i shkëpuste energjinë elektrike një zonje që nuk kishte kryer pagesën e dritave, deri sa të kalonte muaji i zgjedhjeve.



Skip to toolbar