SPAK ka dhënë pretencën për kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memolla.
Prokurori Edvin Kondili kërkon për kryebashkiakun dënimin me 1 vit burgim për akuzën e “korrupsionit aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim.”
Si dënim plotësues u kërkua dhe heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare.
Seanca e radhës ku pritet të behet mbrojtja dhe shpallja e vendimit u la për më 10 Janar.
Memolla u mor i pandehur në bazë të një video të publikuar në media në vitin 2021 ku dëgjohej teksa ndalonte prerjen e energjisë elektrike për një familje, sipas SPAK me qëllim sigurimin e votave.