Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, në fjalën e mbajtur në Konferencën e Lartë Antikorrupsion , deklaroi se po punohet në luftimin e fenomeneve negative në sistemin e drejtësisë.
Gjonaj theksoi se punohet sidomos në problematikat që kanë vërejtur organizatat ndërkombëtare, duke shtuar se aleati kryesor i ministrisë që ajo drejton është qytetari.
“Kemi parë të gjitha çështjet e perceptimit të korrupsionit nga ana e qytetarëve dhe e Amniisty International. Aleati ynë kryesor është qytetari. ne duam të fitojmë besimin e qytetarëve me vullnet ndaj luftës ndaj korrupsionit.
Qytetarët marrin shërbime online të E-Albania, duke shmangur sportelet dhe veprimeve korruptive në këto sportele. Shoqëria civile na ka mbështetur me ekspertizë. Dua të falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët ndërkombëtarë”, u shpreh Gjonaj.