Në Doha të Katarit, ka përfunduar ndeshja miqësore mes Suedisë dhe Kosovës. Në pasditën e sotme, në turneun e janarit në Doha, Përfaqësuesja e Kosovës u mposht nga Suedia. Në ndeshjen e zhvilluar në “Al Ahli Stadium”, Kosova pësoi humbje me rezultatin minimal 1-0 nga skandinavët.
Pjesa e parë ishte e dominuar nga djemtë e Bernard Challandes, por pa gola. Ndërkaq, pjesa e dytë ishte më e balancuar, derisa Suedia e shënoi golin e vetëm dhe të fitores në minutën e 74-t përmes Simon Hedlund.
Ashtu edhe siç pritej, përzgjedhësi Challandes testoi shumicën e futbollistëve të ftuar, si dhe ata të Superligës së Kosovës. Kjo ndeshje shërbeu si përgatitje para ndeshjes me Maqedoninë e Veriut në mars në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve.