Kosova me Qeveri të re. Albin Kurti zyrtarisht Kryeministër

KOSOVA


Është votuar qeveria e re e Kosovës, pas një seance maratonë në Kuvend. Me 66 vota pro, Albin Kurti merr zyrtarisht detyrën e kryeministrit të Kosovës.

Seanca nisi me prezantimin e programit nga Albin Kurti, tanimë kryeministër i Kosovës, për të vazhduar me deklaratat e grupeve parlamentare dhe prezantimin e kabinetit qeveritar nga Kurti.

Ndërkohë, për më shumë se tri orë, qeveria VV-LDK u kritikua nga deputetët e opozitës.

Qeveria do të ketë 15 ministri, ku prej tyre gjashtë i takojnë Lëvizjes Vetëvendosje, gjatë Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe tri minoriteteve.

Kabineti i qeverisë Kurti përbëhet nga zëvendëskryeministri i parë Avdullah Hoti, zëvendëskryeministri i dytë, Haki Abazi.

Ministrat e VV

Ministria e Punëve të Jashtme – Glauk Konjufca

Ministria e Drejtësisë – Albulena Haxhiu

Ministria e Financave – Besnik Bislimi

Ministria e Ekonomisë – Rozeta Hajdari

Ministria e Shëndetësisë – Arben Vitia

Ministria e Integrimeve Evropiane – Blerim Reka

Ministrat e LDK

Agim Veliu – Ministër i Brendshëm

Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes

Lumir Abdixhiku – Ministër për Infrastrukturë

Hykmete Bajrami – Ministre për Arsim

Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë

Vlora Dumoshi- Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport

Ndërsa zëvendëskryeministra do të jenë Avdullah Hoti i LDK-së dhe Haki Abazi i VV-së.



Skip to toolbar