Kosova ndalon pagesat me dinarë, Serbia ankohet në Bruksel, Lajçak i alarmuar për një tension të ri

KOSOVA


Banka Qendrore e Kosovës vendosi që nga data 1 Shkurt Euro të jetë monedha e vetme e lejuar për transaksionet e pagesave dhe kjo ka shkaktuar zemërimin e Beogradit që është ankuar në Bruksel.

Pas takimeve me Bislimin dhe Vuçiçin në Davos ndërmjetësi Miroslav Lajçak shpreson se anulimi i transaksionet e pagesave me Serbinë nuk do të ketë pasoja negative.

“Një nga problemet është njoftimi i Kosovës se do të anulojë transaksionet e pagesave me Serbinë ndaj këtë çështje e ngrita në bisedën time me kryenegociatorin nga Kosova, z. Bisljimi. I kërkova që të përgjigjet në disa pyetje të rëndësishme. Dhe së dyti, atë informacion ia kam përcjellë Brukselit dhe shërbimet tona tani janë duke e analizuar situatën. Presim që ta dalin shumë shpejt me ndonjë qëndrim të përbashkët dhe zyrtar. Besoj se nuk do të kthehet në situatë të rrezikshme, besoj se do të gjejmë një zgjidhje që sigurisht nuk do të ketë pasoja negative.”

Për dialogun Lajçak tha se çështja kryesore është themelimi i Bashkësisë së Komunave Serbe.

“Dinamika e procesit varet nga të dyja palët. Ne jemi gjithmonë të gatshëm të organizojmë takime. Në këtë fazë, ne fokusohemi më shumë në komunikimin e ndarë me Beogradin dhe Prishtinën, për të përgatitur disi mjedisin për përparim në proces.”

Presidenti Vuçiç u tha gazetarëve në Davos se kryeministri Albin Kurti dëshiron që të pengojë pagimin e pagave dhe pensioneve për serbët, që do të nënkuptonte dëbimim të serbëve nga Kosova.

“Kam biseduar me krerët e disa shërbimeve të inteligjencës si dhe me ndërmjetësin e BE-së Miroslav Lajçak. U kam kërkuar që të ndihmojnë në ndalimin e përpjekjes së Kurtit për të shkatërruar dialogun. Kurti dëshiron qe të pengojë pagesën e pagave dhe pensioneve për njerëzit tanë në institucione në shëndetësi dhe arsim. Për Serbisë, kjo do të nënkuptonte jo një largim të heshtur, por me zë të lartë të serbëve nga Kosova.”

Ende nuk ka një datë se kur Kosova e Serbia do të rikthehen në dialog. Vendimi për targat entuziazmoi Brukselin, por optimizmi zgjati pak derisa në Kosovë u vendos të mos përdoret më dinari serb.



Skip to toolbar