Kosova reziston 83 minuta në Rumani mes banderolave nacionaliste e vendimeve të dyshimta të arbitrit

KOSOVA


Kosova është mundur 2-0 në transfertë nga Rumania në një ndeshje ku është përballur me ultrasit vendas e vendimeve të shumta të dyshimta të arbitrit kryesor të takimit.

Dardanët e nisën mirë ndeshjen, e cila u ndërpre pas minutës 15 kur ultrasit vendas shpalosën banderola “Kosova është Serbi” dhe lëshuan thirrje nacionaliste. Pas më shumë se 30 minutash, arbitri riktheu në fushën e lojës të dyja ekipet, por ishte ai këtë herë që do të bëhej protagonist. Në fundin e pjesës së parë, arbitri francez Delajod ndëshkoi Murriqin me kartonin e dytë të verdhë duke e lënë Kosovën me një lojtar më pak.

Megjithatë, Kosova vijoi të rezistojë në fushën e lojës, por arbitri reagoi sërish dhe akordoi një penallti tejet të dyshimtë në minutën e 59, por portieri Muriç arriti të realizojë një pritje fantastike. Në vijim, rumunët i shtuan sulmet dhe arritën të gjejnë golin e avantazhit në minutën e 83-të. Dardanët u hodhën menjëherë në sulm, por u treguan shumë individualist në dy raste të pastra për shënim, ndërsa Rumania shfrytëzoi një kundërsulm bë shtesë duke e vulosur rezultatin në 2-0.

Me këtë humbje, ëndrra e Kosovës për një biletë europiane tashmë duket e shuar pasi gjendet në vendin e pestë me vetëm katër pikë.



Skip to toolbar