Kosova ka regjistruar 21 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit. Po ashtu 1 mijë e 278 raste të reja ka pasur në po kaq orë.
Ndërkohë vaksinimi masiv vijon dhe Kosova është pranë arritjes së shifrës së 1 milion të vaksinuarve.
NJOFTIMI NGA IKSHPK
04 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 21 raste të vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 1.248 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 122.140.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 26.534.