Kosovë, 14 viktima nga COVID-19, dhe 519 raste

KOSOVA


Kosova e ka nisur edhe këtë javë me shifra të larta nga COVID-19. 14 viktima janë shënuar këtë të hënë teksa ka dhe një rritje të rasteve të reja në krahasim me dje. 519 të infektuar janë regjistruar në 24 orët e fundit.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 4 raste (75, 66, 61, 36 vjeç), Podujevë 1 rast (68 vjeç), Prizren 1 rast (58 vjeç), Podujevë 1 rast (68 vjeç), Malishevë 1 rast (63), Ferizaj 1 rast ( 67 vjeç), Mitrovicë 1 rast (79 vjeç), Vushtrri 1 rast (70 vjeç), Shtime 1 rast (58 vjeç), Kaçanik 1 rast (65 vjeç), Kamenicë 1 rast (72 vjeç), Suharekë (68 vjeç)”, është thënë në njoftim.

Sipas të dhënave të këtij Instituti të hënën janë regjistruar edhe 926 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 12,774.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 43,324 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi. Prej tyre 1,120 pacientë kanë vdekur.



Skip to toolbar