Kosovë, 20 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

KOSOVA


Kosova ka regjistruar një rritje rastesh të reja nga COVID-19. 20 të infektuar janë shënuar në 24 orët e fundit. Ndërkohë nga IKSHPK nuk raportohet për viktima sot.

Raporti i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

05 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.922 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 78.477 doza të vaksinës.

Nga 2.066 testime, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.



Skip to toolbar