Autoritetet shëndetësore në Kosovë bëjnë me dije se 83 persona të tjerë janë regjistruar të prekur me koronavirus në 24 orët e fundit nga 457 testime të bëra.
Komunat me më shumë raste janë ato të Vushtrrisë me 15 raste, Prishtinës me 14 raste, Gjilanit me 2 raste, etj.
Me pesë të shëruarit të enjten, numri total i personave që e kanë fituar betejën me këtë virus shkon në 973.
Në Kosovë, që nga nisja e pandemisë janë regjistruar 1916 raste me COVID-19, ndërsa 34 pacientë kanë humbur jetën.