Kosovë, falimentojnë 1500 biznese, mungojnë politikat zhvillimore, qasje e kufizuar në financa

KOSOVA


1500 biznese shpallën falimentin gjatë vitit 2023 në Kosovë. Problem mbetet mungesa e politikave zhvillimore dhe qasja e kufizuar në financa.

Këto janë përcaktuar disa prej shkaqeve që  çojnë në vështirësi të mëdha te bizneset dhe të cilat mund të jenë faktorë kontribuues në falimentimin e shumë prej tyre. Komuniteti i bizneseve  thekson se bizneset e reja e kanë kanë barrierën më të madhe  qasjen në financa.

Drejtoresha ekzekutive e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës thotë se bizneset e reja, problemin më të madh e kanë te qasja në financa. Ajo  thekson  se ka ngecje edhe sa i përket Fondit Sovran dhe bën apel që  qeveria të veprojë me mekanizma më të mirë në lehtësimin e proceseve për mirëfunksionimin e bizneseve.

Këto të dhëna janë raportuar nga agjencia e Regjistrimit të Bizneseve por pavarësisht kësaj Administrata Tatimore e Kosovës gjatë kësaj periudhe ka mbyllur veprimtarinë e vetëm 20 bizneseve.

Tejzgjatja e procedurave për të mbyllur një aktivitet është një tjetër shqetësim i komuniteit të biznesit në Kosovë. Problem mbetet mungesa e politikave zhvillimore dhe qasja e kufizuar në financa.

Në një përgjigje me shkrim nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrjes  dhe Tregtisë thonë se gjatë periudhës janar-nëntor 2023, numri i bizneseve të regjistruara është 10 mijë e 790, ndërsa 1 mijë e 497 janë mbyllur. MINT-i potencon se trendi i hapjes dhe mbylljes së bizneseve është i ngjashëm me atë të vitit 2022.  Ndërkaq, shifrat e hapjes dhe mbylljes së bizneseve në Kosovë janë të ndryshme nga MINT-i dhe ATK-ja.



Skip to toolbar