Kosovë, hidhet shorti për zgjedhjet/ Edhe Lista Serbe me një numër në fletëvotim

AKTUALITET


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka bërë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike të certifikuara në fletëvotimin e zgjedhjeve të përgjithshme të 9 shkurtit, mes të cilave edhe Lista Serbe.

Sipas shortit të tërhequr Lëvizja Vetëvendosje në këto zgjedhje do të garojë më numrin 118 në fletëvotime. Partia Demokratike do të ketë numrin 131, Lidhja Demokratike sipas shortit në zgjedhje do të garojë me numrin 124, AAK-Nisma bashkë me anëtarët tjerë të koalicionit në garë do ta ketë numrin 137. Koalicioni për Familjen do ta ketë numrin 129 në fletëvotim, ndërsa partia Fjala do ta këtë numrin 138.

Numri 112 do ta ketë Lista Serbe, e cila nuk mori pjesë fare në tërheqjen e shortit, por numri i tyre u tërhoq nga zyrtarë të KQZ sipas rregullave të përcaktuara.

Ndërkohë qe ky subjekt politik tani zyrtarisht ka një numër për garën zgjedhore të 9 shkurtit, në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa është dorëzuar një ankesë kundër vendimit për certifikimin e kësaj partie politike serbe.

Vetvendosja e Albin Kurtit ka kërkuar anulimin e këtij vendimi duke thënë se ky vendim nuk është i KQZ-së, sepse nuk është votuar, prandaj sipas tyre është i paligjshëm, qëndrim i cili është qortuar nga ndërkombëtarët. Hedhja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim i paraprinë miratimit të përmbajtjes së “pamjes” që do të ketë fletëvotimi për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ishte kreu i KQZ Kreshnik Radoniqi që deklaroi se pas miratimit të fletëvotimit nga institucioni që ai drejton, i hapet rruga procesit të votimit jashtë Kosovës që nisë më 9 janar, dy ditë para se të nisë zyrtarisht fushata e subjekteve politike në Kosovë./abcneës.al



Skip to toolbar