Dy nga personat qe janë arrestuar për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika, janë Rejhan Bela (18 vjeçar) dhe Haki Bela.
Në mesin e të arrestuarve është edhe një ish-pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Arrestimi i tyre erdhi pas aksionit te Policise se Shtetit oret e para te mengjesit te kesaj te hene ne Kacanik.
Tre nga shtatë personat e arrestuar janë në procedim penal edhe për çeshtjen e djegies se Gjykatës së Kaçanikut si dhe shpërndarje të pamfleteve ekstremiste ne kete qytet.
Deri me tani, ne krah te drejtorit te pergjithshem te Policise, Gazmend Hoxha, kryeprokurori I ferizajt Burim Çekrini deklaroj se dyshohet se punonjesi i Policise se Shtetit ka qene pjese e nje hetimi qe lidhej me nje band kriminale qe operonte ne vend, ç’ka mund te jete bere edhe shkak per ekzekutimin e tij, duke shtuar dyshimet se atentati ndaj tij ka qene i planifikuar.
Pas nisjes së këtij aksioni ka reaguar ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
“Muhamed Lika, familja e tij, Policia e Kosovës, populli dhe shteti kërkojnë dhe meritojnë drejtësi”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.
Rreshteri Lika është vrarë më 1 prill rreth oren 23, në hyrje të ndërtesës së tij pasi kishte mbaruar orarin zyrtar ne detyre.
Sipas familjareve, ai ka qene duke u kthyer ne shtepi pasi ka konsumuar nje kafe ne qytetin e tij, Kaçanik.
Fillimisht polici Nika eshte plagosur rend, dhe menjehere eshte transportuar ne Qendren e Mjekesise ne Kaçanik, por nuk arriti t’i mbijetonte plageve te marra duke humbur jeten.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja, por jo arma me të cilët të dyshuarit besohet se e kanë kryer vrasjen.