Kovaçevski në Shkup: Diskutimet kanë filluar mbrëmë gjatë darkës! Do të miratojmë një…

AKTUALITET


Kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi se takimi i liderëve të rajonit me përfaqësues të BE-së dhe SHBA-së që po mbahet në Shkup është tejet i rëndësishëm për zhvillimin e Ballkanit Perëndimorë.

Sipas tij në këtë takim do të bisedohet edhe për futjen e Ballkanit Perëndimorë në tregun e përbashkët të BE-së.

“Qëllimi është që të bisedojmë për Planin për Rritje të Ballkanit Perëndimorë që paraqet aksion konkret të Bashkimit Evropian në pjesën e rritjes së bashkëpunimit rajonal mes shteteve. Bisedimet kanë filluar mbrëmë me një darkë të përbashkët të liderëve. Do të miratojmë një deklaratë të përbashkët e cila do të paraqes përkushtim për kryerjen e aktiviteteve që prezantojnë fillimisht reformat në shtete tona, e dyta rritja e bashkëpunimit dhe e treta zbatimi i aktiviteteve nga Plani për Rritje, që do të sjell reforma, do të sjell dhe instrumente financiare në shumë prej 6 miliardë euro”, -deklaroi Kovaçevski duke shtuar se bisedohet edhe për aktivitete konkrete.



Skip to toolbar