KQZ: 16 parti nuk dorëzojnë raportet. Audit financave

AKTUALITET


Në zgjedhjet e 30 qershorit në Shqipëri morën pjesë 36 parti politike dhe deri tani sipas KQZ-së vetëm 20 prej tyre kanë dorëzuar raportet e financiare që kanë harxhuar gjatë fushatës zgjedhore, ndërsa 16 të tjera jo. Zëdhënësja e KQZ-së njofton se ky institucion do të bëjë auditim financiar për partitë që morën pjesë në zgjedhje dhe i bën ftesë të gjitha partive që të bëjnë transparencë.

“14 raporte janë dorëzuar brenda afatit, 6 u dorëzuan jashtë afatit. 16 raporte ishin sipas formateve e të miratuara, 4 raporte ishin pa format. 13 raporte u kthyen për plotësim, disa ishin bërë me shkrim dore, ndërsa s’e kanë dorëzuar raportin 16 parti.

Çdo subjekt nëse ka pretendime në lidhje me të ardhurat e fituara shpenzimet e kryera nga caktimi i datës së zgjedhjeve deri në ditën e zgjedhjeve, depozitave apo transaksioneve të kryera duhet t’i paraqesë në institucionin tonë bashkë me provat dhe faktet”, është shprehur zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxha.

KQZ njoftoi se brenda nëntorit do të publikojë në internet raportet e auditit për financat e partive për zgjedhjet vendore.

“KQZ, nëpërmjet eksperteve financiar të ngarkuar për monitorimin/auditimin financiar do të bëjë verifikimet lidhur me pretendimet që mund të depozitohen.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të garantojë të drejtën e çdo individi që paraqet pretendime në lidhje me financimin e fushatës zgjedhore, për t’u dëgjuar për çdo informacion apo të dhënë që disponon”, garanton KQZ.



Skip to toolbar