Krimet e luftës, Italia i dedikon seancë në parlament Kosovës

AKTUALITET


Krimet e luftës në Kosovë dhe veçanërisht dhuna seksuale e ushtarëve serbë ndaj grave kosovare do të jetë pjesë e një seance dëgjimore në parlamentin italian.

Delegacioni i Kosovës udhëhiqet nga ish-presidentja Atifete Jahjaga në përbërje të të cilit do të jenë deputetët Mexhide Mjaku-Topalli e Saranda Bugujevci dhe Vasfije Krasniqi-Goodman, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, të cilat do të dëshmojnë në Parlamentin italian.

Ata do të zhvillojnë një seancë dëgjimore në Komisionin për Punët e Jashtme të Dhomës së Deputetëve dhe Komisionin Parlamentar të Hetimeve mbi Feminicidin (vrasjen e grave) si dhe mbi të gjitha format e dhunës me bazë gjinore.

Kjo seancë është në vazhdën e përpjekjeve të Kosovës që faktori ndërkombëtarë të njohë krimet e luftës serbe në Kosovë dhe përdhunimin e mbi 20 mijë grave.



Skip to toolbar