“Krimi ka bërë ‘shkollë’”/ Karamuço: Bëhen kurse për stërvitje armësh, shfrytëzohen nga grupet kriminale

Më të fundit


Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se krimi është fuqizuar shumë pasi ka para. Në “Real Story”, eksperti deklaroi se ekzistojnë edhe kurse që bëhen për të mësuar përdorimin e armëve.

Sipas tij, të tillë ekzistojnë edhe në Ballkan, raste të cilat po hetohen nga autoritetet.

“Krimi është fuqizuar shumë, ka para, ka bërë shkollë evropiane ose transnacionale përfshirë Lindjen e Mesme ose Amerikën Latine. Ka njerëz të certifikuar në lidhje me këtë kemi kurse në Ballkan që po hetohen nga SHBA dhe një pjesë e organeve ligjzbatuese evropiane. Kurse tre muajsh për stërvitje armësh. Në Serbi janë bllokuar dy faqe para disa ditësh, kurse ku paguan një shifër 7-10 mijë euro. Shfrytëzohen nga grupet kriminale për specialistë. Të marrësh kaq shumë armë do të thotë se ka kërkesë të tregut të brendshëm, për t’u mbrojtur nga rivalët. Janë armë të vogla, të vetëmbrojtjes së afërt. I marrin të vogla se i mbajnë nëpër çantat e tyre. Edhe biznesmenë ka që mbajnë këto armë pa leje. Ka me mijëra vetë çdo vit që aplikojnë me armë me leje, por armët e brezit nuk mbahen dot me vete.”, tha eksperti./abcnews.al



Skip to toolbar