Detaje të reja dalin në dritë mbi vrasjen me thikë të një 47-vjeçari në Kavajë.
Shkak për konfliktin në Kavajë mësohet të ketë qenë një vend parkimi. Roland Puja ka dalë nga shtëpia e tij dhe i ka kërkuar Alket Isufi të largonte makinën.
Ky i fundit ka refuzuar dhe ka nisur debati, fillimisht me fyerje të ndërsjella dhe më pas deri në përdorimin e armëve të ftohta.Roland Puja ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar në zemër, plagë e cila i ka marrë jetën bashkëmoshatarit të tij 47-vjeçar, Alket Isufi.
