Avokati Edmond Petraj thotë se me ndërhyrjen e SPAK, do të ketë frenim të shitblerjes së votës.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Petraj u shpreh se SPAK do të ketë angazhim të plotë në hetimin e krimit zgjedhor.
“Problemi është i tillë. Blerja e votës, është yagër direkt i SPAK. Edhe pse kemi një Task Force nën drejtimit të Prokurorit të Përgjithshëm, unë shikoj që do kemi frenim të kësaj situate. Do kemi angazhim të plotë. Pjesa e blerjes së votës, nuk është histori e re në Shqipëri. Krim zgjedhor, ka edhe elementë të tjerë.
Quhet edhe ndërhyrja e kutia e votimit, ndërhyrja për të ushtruar të drejtën e votës. Këtë radhe nuk do kemi ato probleme që kemi pasur më përpara. Duhen faktuar dhe nuk duhen marrë në bllok, ta hetojnë personin që dyshohet se ka bërë krim zgjedhor. Kjo duhet faktuar, është element kyç. Pa u faktuar prova, nuk kemi asgjë” theksoi ai./abcnews.al