Kriptomonedhat, arkëtari i Syri TV mbetet në burg

AKTUALITET


Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi 12 nga 20 masat e sigurisë në kuadër të një operacioni policor kundër një rrjeti të gjerë mashtrimi ekonomik me kriptomonedha duke vijuar për ta arresti në burg.

Mes personave që do të qëndrojnë në burg është edhe Evis Sopi, financieri kryesor i televizionit të Familjes Berisha, ‘Syri Tv’ arrestuar si pjesë e bandës, që Prokuroria dyshon se pastroheshin para përmes këmbimit të kriptovalutave dhe që përdoreshin si pagesa mes grupeve kriminale.

Ndërkohë për 6 të tjerë masa është ndryshuar nga arrest në burg në detyrim paraqitje, dhe për dy është vendosur arrest shtëpie. 

Arrest në burg:

Pirro Verdhi
Valentino Leka
Ridvan Nuhiji
Nexhmedin Sali
Muhamed Saraçi
Evis Sopi
Frederik Sinanaj
Tedi Agastra
Armando Gjoçi
Genci Sula
Dorian Dodaj
Denard Dani

Detyrim paraqitje:

Arlin Kajo
Aldi Ruli
Riduan Bajrami
Spartak Gjoçi
Arbëror Agastra
Jonid Lazaj

Arrest shtëpie:

Aurora Bregu
Lidra Leka

Policia ekzekutoi të hënën 20 masa sigurie të firmosura nga prokuroria e Tiranës, mes tyre 6 pronarë të pikave të këmbimit valuator që thyenin kriptomonedhat në ambientet e tyre sipas organit hetues në mënyrë të paligjshme.

Ndërsa personat e tjerë janë bashkëpunëtorët e tyre, ose individë që e reklamonin në rrjete sociale se bënin shkëmbim me kriptomonedha. Ata akuzohen për “Ushtrim pa licencë i veprimtarive financiare” dhe “Fshehja e të ardhurave”.



Skip to toolbar