Holanda ka nisur sot fushatën e vaksinimit kundër COVID-19. E para që bëri vaksinën Pfizer-BioNTech ishte Sanna Elkadiri, një infermiere në një shtëpi të moshuarish me probleme të shëndetit mendor.
Ndonëse vendet europiane prej 2 javësh kanë nisur fushatën e vaksinimit, qeveria holandeze është përballur me kritika të ashpra për nisjen me vonesë të këtij procesi.
Ndërkohë, ministri holandez i Shëndetësisë, Hugo de Jonge e quajti fillimin e procesit të vaksinimit një hap për të dalë nga kriza.
Që prej fillimit të pandemisë në Holandë janë regjistruar 834,064 raste me COVID-19, ndërsa 11,826 pacientë kanë ndërruar jetë.