Kriza e naftës, Karakaçi: Nuk prekemi nga ngushtica e Hormuzit, po monitorojmë situatën

AKTUALITET


Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi thotë se po monitorojnë situatën lidhur me krizën e naftës pas konfliktit në Lindjen e Mesme. Karakaçi tha se po monitorojmë situatën ndërsa theksoi se Shqipëria nuk preket nga ngushtica e Hormuzit.

“Po e shohim situatën në dinamikë, një a ka mungesë produkti në treg. Sic njoftuam gjithë komunikimet, Hormuzi nuk përbën problem furnizimi për furnizuesit shqiptar.

Sa i përket cmimit, mekanizmi është aty. Mund të ngrihet menjëherë, kemi vlerësuar se me anë të mesazheve ata të vlerësojnë rëndësinë. Bordi është aty, mund të ngrihet shumë shpejt por ende nuk kemi vendosur një gjë të tillë,” u shpreh ai.



Skip to toolbar