Kriza energjitike, Basha: Nesër kallzim në SPAK

Më të fundit


Kryetari i PD-së, Lulzim Basha  u shpreh sot nga foltorja e Kuvendit se nesër PD do të depozitojë në Kuvend dosjen e abuzimeve me sektorin energjetik.  “Tellalli në vijim të strategjisë së tij nxori një plan, ajo që ra në sy ishte një borxh i ri, i marrë nga xhepat tuaj për t’ju ngarkuar edhe më shumë, jo pak por 200 mln euro. Doli si lugat të dielën.

Kjo shifër e lartë do të vihet në dispozicion të OSHEE-së dhe kryebanditit Ardian Çela si mëlçitë që i varen në qafë ujkut. Duke zbrazur rezervat ujore hapën një pjesë të madhe të gropës që tani duan ta mbyllin me borxhin që kanë marrë, jo nga xhepat e tyre, por tuajat.

Të gjitha këto duhet të hetohen. Ndaj ne do të depozitojmë nesër kallëzimin penal, për t’ja vënë përpara fytyrës. Korrupsioni nuk duhet ta paguajnë qytetarët, por ata që abuzojë me djersën e tyre.

Kjo është vetëm një pjesë e krizës së korrupsionit që ka kapur prej fyti cdo familje. Sepse ajo që po ndodh përtej sektorit energjetik është po kaq e rëndë, ajo pasqyrohet në jetën e përditshme, varfërinë që sa vjen dhe shtohet” tha ai.

E ndërsa për familjarët, qeveria tha se nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë, Lulzim Basha u shpreh se kjo do të thotë se do të ketë për sipërmarrësit e mesëm dhe të mëdhenj, që po sipas tij do të ndikojë te rritja e çmimeve.

Ajo që kuptohet është se do të ketë një rritje për sipërmarrësit e mesëm dhe të mëdhenj të vendit. Ky nuk është një lajm i mirë jo vetëm për ata, por edhe për qytetarët, pasi ajo që di çdokush është që energjia elektrike është pjesë e kostos bazë për gjithçka që prodhohet dhe shërbehet dhe kur ka një rritje, dinamika është kristal e qartë, do të rriten më shumë çmimet për qytetarët.

Kjo ka nisur. Njerëzit do të blejnë më pak, do të konsumojnë më pak dhe falimentim i bizneseve. A ka zgjidhje tjetër, sigurisht që po. Jo shtim i borxhit dhe rëndim për qytetarin, por frenim i babazisë duke hequr dorë nga PPP-të” tha Basha.



Skip to toolbar