Kriza në Bjellorusi, Putin dhe Lukashenko do të takohen në Moskë

AKTUALITET


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe lideri i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, kanë rënë dakord të takohet në Moskë në javët e ardhshme. Lajmi u bë i ditur këtë të diel nga Kremlini.

Dy liderët nuk janë takuar që prej nisjes së protestave antiqeveritare për zgjedhjet e fundit presidenciale, që i dhanë fitoren Lukashenkos.

Në një telefonatë të dielën, Putin dhe Lukashenko ranë dakord se ata duhet të forcojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe të zgjerojnë bashkëpunimin, shkruan Reuters. “Është rënë dakord të mbahet një takim në Moskë në javët e ardhshme”, njoftoi Kremlini.

Tre ditë ma përë, Putin u shpreh se Rusia i ka gati trupat për të ndërhyrë në Bjellorusi, por thekson se këtë gjë do ta bëjë në momentin kur ”ekstremistët të fillojnë të djegin automjetet ose shtëpitë”.



Skip to toolbar