Kriza në Lindjen e Mesme rrit çmimin e karburanteve, Rama: Shteti do ndërhyjë në tregun e naftës

Më të fundit


Rama: Kriza po shfaqet në të gjithë botën, edhe për shkak të rritjes së çmimit të naftës. Një nga objektivat tonë është krijimi i një faktori të ri në tregun e naftës, një faktor shtetëror, për të krijuar kapacitet që të lehtësojë barrën mbi qytetarët, sikur e lehtësoi konkurrenca që ne nxitëm duke ndryshuar qasjen për fluturimet ajrore. Shqipëria kishte aeroportin më të shtrenjtë në Europë. Ne do ta krijojmë faktorin publik, forcën e shtetit do ta fusim edhe në tregun e naftës. Shumë shpejt do japim shembullin sesi edhe në tregun e naftës, situata do të ndryshojë. Sot, ne kemi edhe në proces ligjin e rezervave. Kur kam folur për rezervat e naftës, para vitit 2020, u hodhën tenxhere përpjetë. Sot, kjo është imperative. Sot e kemi pëcaktuar që rezervat duhet të shkojnë në 3 muaj, kjo nuk mjafton më si masë sigurie”, theksoi ai.



Skip to toolbar