Kriza në PD, Enno Bozdo: S’e shoh Berishën si zgjedhje. Lideri i ri përmes votës

Më të fundit


Anëtari i Këshillit Kombëtar të demokratëve, Enno Bozdo teksa foli sot për ngjarjen e fundit që ka përfshirë selinë blu, ku ish-kryeministri Sali Berisha dhe përfaqësues të Komisionit të Rithemelimit të PD hynë nëambientet e kësaj partie, pohoi se nuk duhet të ishte përcjellë me kaq dramaticitet.

I ftuar në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’, Bozdo tha se kriza brenda PD-së zgjidhet përmes votës. Sipas tij, lideri i ri i PD-së duhet të kalojë këtë mekanizëm dhe se duhet një marrëveshje xhentëlmenësh dhe rregulla loje të qartë.

“Me ironi mund të them se nuk e kam braktisur unë Bashën, por ai mua bashkë me shumë të tjerë. Unë personalisht kam besuar se pas humbjes së 25 prillit, këtë e kam thënë dhe në kryesi, fjala ime ka qenë e incizuar; ne kemi humbur dhe duhet të marrim përgjegjësinë, dhe kryesor është kryetari i partisë. Kam thënë; Zgjedhjet janë manipuluar! Kam thënë që PD e opozitës së tretë duhet të mendojë mirë misionin e saj, pasi shohim një PD që kërkon që të mbyllë problemet e brendshme menjëherë, ndërkohë që jemi hapa larg. Shoqëria është e pakënaqur dhe për mënyrën se si e kemi bërë opozitën. gjithçka ka qenë shumë problematike, dhe këtu dhe të shohim fajin tonë. Në një mbledhje të dytë, ka pasur edhe kritikë, Mark Marku dhe Kadilli, kam thënë; duhet kërkuar falje para demokratëve. Po në atë mbledhje kryesie kam marrë dakordësinë e zotit Basha, por gjërat po shkonin drejt diçkaje ku PD po shkonte në një gjumë letargjik. Mjafton që të kalohej mandati i tretë, se pushteti do na vinte vetë. Këto nuk janë arsyet se pse isha në Kuvendin e Berishës. Unë jam shprehur këtu se nuk e shoh zotin Berisha si zgjedhje përfundimtare. Mendoj se i takon një klase të re politikanësh që të marrin në dorë PD. Ky është besimi im. Proceset që po ndodhin brenda PD, kërkojnë qëndrim politik. Unë jam njeri politik.

S’jam firmosës i foltores. Skam qenë në asnjë prej foltoreve. Po kam votuar dje. Shumica votuese e demokratë ishin atje, unë shkoj atje për demokratët. I mbahem dhe i qëndroj pozicionit tim. pranova të isha në komisionin e rithemelimit të PD. Mendoj se PD duhet të hyjë në një fazë të re ritransformimi të saj. Berisha e futi në një proces PD ku askush nga ne nuk kishte fuqi që ta bënte. Nëse i referoheni asaj çka ndodhu sot, kam qenë pjesë e komisionit që hyri atje. Se kuptoj pjesën e dramaticitetin që u bë. Nëse do të shkohej për skena përleshje atje s’do të isha. Ka qenë një merak të personave që hynë atje, pasi mendonin e duart ishin të mbyllura. Disa tentativa për të ndryshuar brava, kishin ndodhur.

Është gjeja më normale që anëtarë të kryesisë, deputetë të saj, të shkojnë në zyrat e PD. Është komision që u prodhua nga Kuvendi që shkarkoi zotin Basha. Kjo është histori që nuk zgjidhet as me një apo dy javë. do mësohemi me një dialektikë të tillë. Për sa kohë që nuk duket se do ketë dakordësi. E vetmja mënyrë që zgjidhet kjo, është vota. Ne duhet të futemi në proces votimi, me kushtin që të njohim votimin. Këtë herë ka për të pasur rregulla. S’kemi mënyrë tjetër për të zgjidhur krizën tonë. Me të votuar, do themi; ky është lideri ynë sot. S’themi gjë për qeverisjen. Kalon Eurobondi, e s’themi një gjë. Ne duhet ta zgjidhim këtë gjë, dhe zgjidhja vjen vetëm përmes votës. Liderët e rinj duhet të kalojnë këtë mekanizëm. Duhen rregulla loje dhe marrëveshje xhentëlmenësh.”, tha Bozdo.



Skip to toolbar