Kriza politike në Kosovë, Lubonja: Duhet marrëveshje e re, qeverinë ta formojë koalicioni më i madh

AKTUALITET


Analisti Fatos Lubonja duke folur për krizën politike në Kosovë, deklaroi se atje duhet një marrëveshje e re, që të mund të futet edhe në Kushtetutë, që të bëjë të mundur që qeverinë ta formojë koalicioni që është më i madh.

“Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendim që nuk mund të anashkalohet dot partia e parë. Në atë kohë, ishte Albin Kurti në minorancë, e Thaci ishte partia e parë. Në atë kohë, Gjykata tha se Thacit i duhet të bëjë qeverinë. Partia e parë nuk mund të anashkalohet. Kurti protestoi atëherë, se tha mund të ketë shumicën. Pretendimi se partia e parë duhet patjetër të bëjë qeverinë, nuk është normal. Propozimi im është që duhet të ishte bërë marrëveshja që qeverinë e bën ajo parti që bën maxhorancën.

Të bëhet një ndryshim kushtetues me marrëveshje, që të përcaktohet qartë se qeverinë e krijon partia që bën maxhorancën dhe jo partia e parë. Ky është ndryshim që sjell rregullat e lojës në rregull. Gjithsesi, Qeveria Kurti u rrëzua në një mënyrë problematike. Unë këtë zgjidhje shoh. Rregull i ri duhet. Nëse ke maxhorancën, bën koalicionin qeverisës. Kjo do ishte zgjidhja në Kosovë. Flitet për luftë civile, sepse Kurti ka thënë se nuk e dorëzoj qeverinë. Albin Kurti do zgjedhje se thotë se do të fitojë, e mund të fitojë, por ngërci nëse nuk ka marrëveshje, do të vazhdonte”, tha Lubonja.



Skip to toolbar