Analisti Agron Gjekmarkaj tha se video ku pretendohet se është kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla duke pirë kokainë, tregon qartë se si ka degjeneruar shteti shqiptar dhe se ky është një fenomen dramatik. Gjekmarkaj tha në emisionin “Real Story” në News 24 se njerëz të tillë më precedentë janë zgjedhur pikërisht për shkak të shkuarës së tyre për t’u përballur me opozitën në zgjedhje por u mbeti fitorja në dorë pasi opozita iku nga zgjedhjet.
“Ku shohim se ku ka degjeneruar administrimi i Shqipërisë dhe sa sa i fuqishëm është banaliteti. Paraja në dorë të horrit thonë gjyshërit tonë. Kjo para ka shkuar vërtetë në dorë të horrave. Nuk kemi të bëjmë me një individ, kemi të bëjmë me një fenomen. Kemi të bëmë me fenomenin dramatik, është shqetësues. S’ka më kategori, pasi shteti në raport me disa standarde nuk ekziston. Ky fare mirë shpallet i pafajshëm, mund të ketë qenë dhe miell. S’e dimë. Mund t’ia heqin akuzat dhe mund të denoncojnë prapë ish-deputetin e PD (Ervis Salianjin). Dhe jo gazetarin. Ky është paradoks se do që ta politizojë. Unë mendoj se është e vërtetë, bindja ime personale. Kjo tregon se ku ka degjeneruar kjo gjë. Problemi është në Shkodër, Pogradec, etj. I bie që të gjithë kryebashkiakët, ka shkuar në 7 numri i tyre, u zgjodhën për këtë CV, këto standarde. U zgjodhën për t’u përballur me opozitën, por u mbeti fitorja në dorë pasi opozita nuk mori pjesë në zgjedhje. Pra kështu e meriton Bulqiza, Shkodra, këta japin vota.. askujt nuk i shkon të kapë dorën e mësuesit të fshatit. Nuk i shkon dora që të marrë një njeri normal, por marrin të fortin e lagjes. Pra i forti na merr ne të dobëtëve diçka. Ky është degjenerim i Shqipërisë. Ky është kulmi i dekadencës së shtetit shqiptar në këto 30 vite liri”, tha Gjekmarkaj.