Ervis Iljazaj tha se Rama ka të drejtë kur thotë që për ato çfarë bëjnë kryebashkiakët apo anëtarët e PS është individuale, por kur bëhen shumë raste, atëherë ka përgjegjësi dhe kryetari i forcës politike, që në rastin në fjalë është ai vetë. Në lidhje me diskutimin e videos ku pretendohet se shfaqet kreu i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla, Iljazaj tha në emisionin ‘Real Story’ në News 24 se Rama mban përgjegjësi për përfaqësuesit dhe gjithë PS-në.
”E kemi parë shpesh herë Ramën që t’i konsiderojë përgjegjësi individuale. Por kur bëhen shumë në numër është kolektive. Kolektivitetin politik e përfaqëson Rama për PS-në. Ky është debat shumë i gjerë por e thashë për të shpjeguar editorialin tim” tha Iljazaj.
