Sali Berisha ka shpallur mosbindje civile dhe protesta kundër Edi Ramës, por mesa duket nuk janë në të njëjtin mendim tre kryetarë të bashkive të djathta.
Konkretisht kryetari i bashkisë së Fushë Arrëzit, Hilë Curri, kryebashkiaku i Mirditës Albert Mëlyshi dhe ai i bashkisë së Pukës Rrok Dodaj, të cilët një ditë pas protestës së mbrëmshme të opozitës kanë marrë pjesë këtë të martë në takimin e Edi Ramës me kryetarët e bashkive.
Madje pjesëmarrja e tyre nuk u la pa u ironizuar edhe nga vet kryeministri, i cili e ka nisur fjalën e tij me një falënderim për kryetarët e bashkisë së opozitës, që siç tha ai edhe pse nuk janë të PS janë bërë bashkë ‘me Partinë e Punës’.
“Po përpiqem të bëjë një sintezë të arsyeve të këtij takimi. Faleminderit që keni ardhur të gjithë, falënderoj kryetaret e bashkive që nuk janë të partisë tonë të PS, por janë bashkë me ne në ‘partinë e punës’”,- tha Rama.
Çfarë të ketë ndodhur vallë, kryebashkiakët kanë tradhëtuar partinë që i kandidoi apo nuk janë të bindur me mosbindjen civile të Berishës?/tema