Kryebashkiakët grekë në protestën për Belerin, shkrimtari i njohur: E paprecedentë në Europë

Më të fundit


Shkrimtari Gazment Kapllani e konsideron të paprecedentë, faktin që kryebashkët e Athinës dhe Selanikut, morën pjesë në një protestë në Himarë për lirimin e kryebashkiakut të zgjedhur, Fredi Beleri, i cili është i paditur për blerje votash.

Përme një postimi në rrjetet sociale, Kapllani u shpreh se tubimi ishte kundër shtetit dhe drejtësisë shqiptare.

Sipas tij, kjo është diçka e paprecedentë në Evropë edhe gjatë periudhës së errët mes luftrave të viteve ’30.

“Kryebashkiakët e qyteteve kryesore greke (Athinë, Selanik etj.) shkuan në Shqipëri duke organizuar një tubim kundër Shtetit dhe drejtësisë shqiptare dhe në mbështetje të kandidatit të Himarrës, kryebashkiakut Fredi Beleri, i paditur për blerje votash.

E paprecedentë në Evropë edhe gjatë periudhës së errët mes luftrave të viteve ’30”, shkruan ai.



Skip to toolbar