Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në një takim me qytetarët e Beratit, theksoi se ndryshimi kalon përmes numrit 6 në fletën e votimit.
Ajo theksoi se gjeneza e LSI janë të rinjtë, e pikërisht, persona të dalë nga strukturat e LRI janë sot drejtuesit politikë në qarqe tepër të rëndësishme si Durrës, Korçë e Berat.
Kryemadhi theksoi ndër të tjera, se LSI i ka pasur gjithmonë tre mandate deputetësh në Berat, por këtë herë, do të synojë të katërtin.
“Berati i vlerave dhe i trashëgimisë kulturore është jo vetëm identitet për Shqipërinë, por edhe krenari. Është një krenari për të gjithë shqiptarët. Është një krenari për të gjithë ata që ndihen shqiptarë dhe për të gjithë ata që e duan Shqipërinë.
Berati është histori. Nuk është vetëm histori i trashëgimisë kulturore, që ne krenohemi me Kalanë, me dritaret e Beratit, krenohemi me monumentet e saj kulturore. Por, Berati është edhe një krenari historike. Është një krenari e vlerave të qëndresës dhe të luftës. Është një krenari që ngjall frymëzim, burim i entuziazmit të rinisë shqiptare.
E tha Arditi pak më parë, që i jam bashkuar LSI në moshën 17-vjeçare. Është e vërtetë. Ishte gjimnazist i ‘Myslym Ketës’. Ishte senator i atij gjimnazi dhe u bën pjesë e LSI-së si themelues i saj, por në krah të Afërdita Tutulanit, motrës së dëshmorëve të Margarita dhe Kristaq Tutulanit, të cilët edhe ato nuk mund të themi adoleshentë, por ishin më të pjekur se burrat dhe gratë, të cilët morën përsipër për të dhënë jetën e tyre për çlirimin e Shqipërisë.
Firma e Arditit dhe e shumë djemve dhe vajzave që sot drejtojnë qarqet e LSI-së ishte edhe në krah të profesorit Syrja Hysi, të familjes së madhe të Hysajve, të cilët nuk ishin vetëm themeluesit e LSI-së, por ishte edhe ideatori i saj, sepse veçoria e LSI-së ishte që në themelimin e saj kishte mençurinë, kishte pjekurinë e njerëzve që duan të bëjnë shtetin, por kishte edhe firmën e entuziazmit të gjakut të ri, si të ishte Arditi, Blenardi e shumë e shumë të tjerë. Elona Guri që drejton Qarkun e Durrësit, Endrit Braimllari që drejton Qarkun e Korçës, e shumë e shumë djem dhe vajza të tjera, që nga Erisa Xhixho, Klajda Gjosha, Silva Caka, Floida Kërpaçi e me qindra e mijëra të rinj dhe të reja, që sot janë pjesë drejtuese e LSI-së.
Të dashur miq, ekipi i Beratit, është një ekip që brenda vetes së tij ka brenda jo vetëm fuqinë, pro ka edhe vizionin për ta drejtuar qarkun e Beratit në atë drejtim për të cilën ka nevojë.
Shpopullimi, largimi i të rinjve dhe të rejave nga Berati nuk do vetëm fjalë që të luftohet, por do mendje, do guxim, do veprim dhe ky ekip, i cili është i qartë në planin e tij për të rikthyer të rinjtë dhe të rejat në Berat, për të rikthyer vlerat dhe traditën në Berat, për ta rikthyer Beratin qendër jo vetëm të trashëgimisë kulturore, të historisë, por për ta kthyer edhe në qendër të ekonomisë.
Nuk mund të them gjë tjetër për Esmeraldën, që ju i thoni Alda shkurt, që është një grua e jashtëzakonshme, është një grua, e cila lufton çdo ditë për të mbajtur biznesin, jo për veten e saj, por për t’i dhënë mundësi qindra grave, të cilat kontribuojnë në familjet e tyre, edhe pse shteti nuk e ndihmon, por e sfidon. Sepse jam e bindur që me Esmeraldën, e cila përfaqëson jo vetëm gratë sipërmarrëse, përfaqëson të gjithë industrinë fasone, që po mbijetojnë dhe po luftojnë sot për të mbajtur punëtorët e tyre në mënyrë të tillë që shteti shqiptar të mos i dhunojë të drejtat e bizneseve, por përkundrazi ta përmbysim më 25 prill dhe të krijojmë hapësira biznesit të ri, sipërmarrësve që të rrisin rrogat e punëtorëve, që të kenë mundësi që shqiptarët të kenë një pagë të mirë paguar dhe një punë të mirë paguar.
Sepse ajo për të cilën ne kemi sot më shumë se kurrë nevojë është solidariteti, është ndjenja e forcës që na lidh fort me njëri – tjetrin. Ajo që dua të theksoj dhe që faktikisht emocionet janë pa fund gjithmonë dhe sa herë që vij këtu në Qarkun e Beratit, emocionet më shumëfishohen, mendimet më tjetërsohen, ngatërrohen me njëra – tjetrën, sepse ka kaq shumë gjëra të bukura në jetën time nga Skrapari dhe Berati, të cilat krijojnë emocione pa fund, sepse forca, kurajë, që të gjithë ju i keni dhënë LSI-së që nga themelimi dhe në të gjithë jetën e saj, janë pa fund.
Unë sot dua të flas për shumë gjëra, dua të flas për ekonominë, për arsimin, për shëndetësinë, për zhvillimin e kulturës, për punësimin, për të rinjtë dhe për të rejat, për fëmijët, për Anën e vogël që vjen këtu, dua të flas për problemet tona të përditshme, të cilat nuk ndalen asnjëherë, por në fakt hallet dhe problemet nuk mbarojnë asnjëherë, sepse vetë jeta njerëzore është një rrugëtim, që ka gjithmonë pengesa, pro vetëm fuqia dhe besimi te njëri – tjetri, besimi në Zot janë ato, të cilat na japin kurajën për tu përballur dhe për të ecur përpara. Dhënia e dorës që i japim njëri – tjetrit është ajo ndjenjë solidariteti që na frymëzon dhe na mban të gjithëve bashkë.
Është ajo ndjenjë solidariteti që na tregon neve ata që duhet të jemi në të vërtetë dhe nuk duhet të jemi ata që kërkojnë të tjerët të jemi.
Unë dua të them dy fjalë edhe për Lefter Maliqin, i cili tha: tre mandate në Berat. Në fakt, LSI i ka pasur gjithmonë tre mandate, por rrugëtimet tona kanë qenë me pengesa, por Lefter unë jam e bindur që ti, tre mandatet e LSI-së, do ti thyesh duke i shtuar të katërtin, sepse besoj tek energjia, forca, kurajë, por mbi të gjitha besoj tek dëshira që kanë sot të gjithë qytetarët e Shqipërisë për ndryshim, sepse ajo që është më e rëndësishme se kushdo tjetër është lufta që ne bëjmë për familjen, për fëmijët, për të rinjtë dhe për të rejat.
Si mund të them unë për Doktor Blenard Nonajn, që është jo vetëm një mjek i mrekullueshëm, por mbi të gjitha, është një nga personat që të gjithë të rinjtë dhe të rejat e LRI-së që kanë ardhur në LSI si të rinj dhe sot janë bërë prindër, ai ka qenë njeriu me të cilin ata kanë ndarë emocionet e tyre më të forta kur kanë sjellë fëmijët e tyre në jetë. Por jo vetëm kaq, Doktor Blenard Nonaj nuk është vetëm doktor Nonaj, por është edhe trashëgimtar i Doktor Rrekes, i cili nuk ndaloi në asnjë moment duke punuar për LSI-në, por mbi të gjitha, nuk kishte flamuj politik, por deri në momentin e fundit të jetës së tij punoi çdo ditë për ti shërbyer shëndetit të popullit të Skraparit.
Si mund të lë pa përmendur Ilir Obonin, socialist i vjetër. Unë dhe Ilir Oboni kemi edhe një lidhje tjetër jashtë politikës, jemi të dy besimtarë dhe duke besuar në Zot, ky besim na ka dhënë besimin dhe kurajën për të besuar tek njëri – tjetri dhe për të mos u ndalur në asnjë moment përballë vështirësive. Një socialist i ndershëm i cili i tha rilindjes: Unë nuk mund të rri më me ty dhe nuk më kërcënon dot më as me vendin e punës dhe me asgjë tjetër, por do dal në llogore, do bashkohem me qytetarët në luftë kundër padrejtësive dhe çdo poshtërsie që ju bëni kundër qytetarëve.
Si mund të them për doktoreshën psikologe, që sot kishte më emocione se unë, e cila nuk ndalon. Ne komunikojmë gjithë kohën me telefon, me mesazhe, edhe pse në orët e vona të natës apo në orët e para të mëngjesit për takimet dhe për çdo gjë që bëjmë dhe jam e bindur që entuziazmi, energjia e saj pozitive do ti bashkohet ekipit fitues të LSI-së, jo thjesht nën flamurin politik, por nën flamurin për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve, për ta bërë Kuçovën shtëpinë e kuçovarëve, për ta bërë Beratin shtëpinë e beratasve, për ta bërë Skraparin shtëpinë e skraparllinjve, për ta bërë Dimalin shtëpinë e Dimalasve.
Për Shkëlqim Tafën, rrënjët e të cilit më dalin sa në Fier, në Lushnje gjithandej, sepse edhe dielli e ka zënë sepse është një njeri që punon gjithë ditën, është një njeri që e sheh veten të lidhur me natyrën, me tokën dhe një njeri që i shërben sot bujqësisë, është një njeri që i shërben jetës, sepse jeta nuk ka kuptim pa jetën e përditshme.
Për mësuese Esmeraldën nga Policani, që sot e ka respektuar LSI e veshur si flamuri i LSI-së që e dua shumë, që është sfidante, sepse sot të sfidosh në një qytet që po shkon drejt mbylljes, drejt falimentimit të tij është një forcë e madhe, sepse vetëm kurajë e një gruaje, e një nëne por edhe një mësueseje, sepse sot ne kemi nevojë për mësues që të përgatisin brezat e ardhshëm, jo breza KCK që po prodhon Edi Rama, por brezat e liderëve, të politikanëve, të njerëzve që ta duan vendin, brezat e atyre të rinjve dhe të rejave që ta duan Shqipërinë. Ashtu si dhe Margarita Tutulani i thoshte Kristaqit, që Atdheu është që të ndihesh i lirë, në letrat dhe në hartimet e saj, ashtu Esmeralda ti edhe brezi i të gjithë mësuesve për të cilët ne kemi nevojë, duhet të edukojmë brezin e ri, fëmijët tanë, të rinjtë dhe të rejat, që si Margarita Tutulani i thoshte të vëllait që ç’do të thotë Atdhe? Atdhe do të thotë të jesh i lirë.
Edhe ne duhet t’ju mësojmë fëmijëve e të rinjve tanë që ne në Shqipëri jemi të lirë, do jemi të lirë dhe do të jetojmë të lirë deri në fund”, tha Kryemadhi.