Kryemadhi paraqitet në SPAK, ankimon vendimin për sekuestron e 2 vilave tek ”Kodra e Diellit”

AKTUALITET


Deputetja Monika Kryemadhi u paraqit sërish në SPAK këtë të hënë në zbatim të masës ‘detyrim paraqitje’.

Kryemadhi ka deklaruar se ka ankimuar vendimin për sekuestrimin e dy vilave te ‘Kodra e Diellit’.

“Nuk kemi shpresë nga gjykata e Apelit. Shikojmë presion haptazi nga SPAK ndaj gjyqtarëve të Apelit. Do e cojmë në Strasburg. Nuk merrem me politikë, kam nisur ndihmës avokate. Të keqen e gjyqtarëve të plepave të Sali Berishës”, tha ajo. 

Disa ditë më parë, Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për të bllokuar dy pasuri të paluajtshme të deputetes Monika Kryemadhi dhe nënës së saj, Fatime Kryemadhi.

Përmes një komunikimi zyrtar, SPAK tha se masa e sekuestros preventive është caktuar mbi dy vila 4-katëshe tek Kodra e Diellit në kryeqytet, që përbëjnë 898 m2 sipërfaqe ndërtim në total. 



Skip to toolbar