Kryemadhi paraqitet në SPAK: Do të përballem me padrejtësitë, “zero” komunikim me Ilir Metën

Më të fundit


Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi u paraqit sot në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitjeje.

Në një prononcim për mediet, Kryemadhi tha se do ta zbatojë masën e sigurisë, por do të përballet me padrejtësinë.

Kryemadhi tha po ashtu se nuk ka asnjë komunikim me Ilir Metën.

“Unë jam një individ, aq më shumë një politikane, që vendos të përballem edhe me padrejtësitë që bëhen. Po bëj komplet mbrojtjen time ligjore sa i përket pretendimeve që ka ngritur SPAK ndaj meje. Kam evidentuar një sërë shkeljesh ligjore, të cilat do të kundërshtohen me fakte, prova dhe argumente”, tha ajo, ndërsa shtoi se ka zero komunikim me Ilir Metën.



Skip to toolbar