TIRANË– Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në intervistë për “Real Story” me Sokol Ballën ka ndarë përshtypjet dhe emocionet se si ndihet që për herë të parë një shqiptar vendoset në krye të qeverisë në shtetin fqinj.
Ai theksoi se kjo detyrë është përgjegjësi e madhe, ndërsa shtoi se me përkushtim të plotë ka pranuar të ushtrojë një rol të tillë.
Gjatë intervistës, Xhaferi u pyet edhe për një vizitë “blic”, që zhvilloi në Komunën e Tetovës për të parë angazhimin e institucioneve dhe mënyrën se si ato ofrojnë shërbim për qytetarët.
Ai shprehet se në detyrën e tij si kryeministër, ka të drejtë të hyjë në çdo institucion, i cili është nën varësinë e kryeministrit. Sipas Xheferit, zyrat janë të qytetarëve dhe në këto kushte funksionarët duhet t’u shërbejnë me përkushtim.
Pjesë nga intervista:
“Të jesh në atë zyrë nënkupton përgjegjësi shtesë, për faktin që të është dhënë fati të jesh i pari të cilit i besohet ajo detyrë. Nuk do mend që me përgjegjësi të plotë në përkushtim të plotë edhe jam rrek dhe e kam pranu detyrën si të tillë. Për fakti që duhet me verifiku edhe në këtë detyrë mundësinë që edhe në mesin e shqiptarëve ka njerëz të cilët me përgjegjësi e përkushtim mund të bartin një përgjegjësi të tillë në kontekst edhe të interesit të qytetarëve edhe të imazhit të shtetit të cilit i takojmë dhe i cili është njëjti i yni sa i gjithë qytetarëve. Kështu që, është ndjesi përgjegjësie mbi të gjitha.
Ju kam parë në aktivitetin tuaj, ju ndjek përditë prej momentit që i bërtitët atij policit dhe i kërkuat llogari. Në fakt, ju e keni sensin e shtetarit tani që jeni brenda asaj zyre çfarë realiteti të ri gjetët aty brenda dhe çfarë mendoni se ndoshta duhet të ndryshojë edhe në raporte teknike, por në përgjithësi në RMV që si ne pretendon të futet shpejt në BE?
Talat Xhaferi: Çështja është që ballafaqohesh me mentalitet ndryshe prej asaj çka është karakteri, mentaliteti i të ndjerit apo si e përjeton pushtetin apo funksionin që mbart. Në fakt përshtypja është që të qenurit udhëheqës i një institucioni nuk kupton vetëm se je bartës i së drejtës për të bart funksionin. Je ai person i cili ke të drejtën dhe detyrën të jesh në zyrë kabinet dhe punët e tjera me automatizëm duhet me i kry dikush tjetër. Në fakt unë nuk e përjetoj ashtu detyrën nga karakteri dhe nga e kaluara profesionale jam më tepër operativ se sa burokrat zyrtar në zyrë në kabinet dhe ndjesia që nuk ka mbikëqyrje të punës së menaxhimit me institucionet përkatëse që në seancën e parë qeveritare iu pata bërë me dije ministrave se do vinte një ditë kur të më shohin para dyerve të ministrisë dhe nuk do mund të futen në ministri për faktin që do mbyllen dyert dhe do kontrollohet kush është në punë dhe kush është përfshi edhe ministrin. Kështu që një vizitë që e bëra të rastit në Tetovë ishte paparalajmërim me bo një provë me pa se si funksionon demokracia në institucionet përkatëse të cilët duhet të jenë në shërbim të qytetarëve dhe janë aty për shkak të qytetarëve nuk është qytetari për shkak të burokratëve. Kështu që atë filozofi duhet me e ndërru, por për ta ndërruar duhet përtej funksioneve të tjera, bartësi i funksionit përkatës duhet të jetë edhe operativ në funksionin e fundit të të jetë menaxher në kontrollin për punët se si kryhen e si nuk kryhen. Edhe ato u gjetën në befasi në faktin që nuk janë mësuar të shkojë ministri atje, lerë më pas kryeministri dhe debati bëhet nëse apo nuk kisha të drejtë unë si kryeministër të hyja në institucionet përkatëse.
Unë jam i pari përgjegjës për pushtetin ekzekutiv dhe nuk do mend mbi bazë të kompetencave kam të drejtën ekskluzive të futem në cilin do qoftë institucion që është në varësi timen si kryeministër. Kështu që këtu është problemi i botëkuptimeve se çfarë të drejte ka e çfarë nuk ka. Nuk më bën përshtypje komentet që bëhen, por përshtypja është që qytetarët atë e kanë pranuar si të tillë, e përshëndesin si të tillë se paska njerëz që bëjnë kontrolle për atë se si funksionon një sistem burokrat ose një burokraci e cila funksionin parësor e ka ndaj qytetarit e jo punët e tjera që I kryejnë vetë. Duhet ta pranojmë qe deri para 2000 shqiptarët shiheshin pothuajse si qytetarë të dorës së dytë, pa fol pastaj, mendoj unë edhe në ish jugosllavi shqiptarët e Maqedonisë kanë qenë ndoshta edhe më të persekutuar se kanë qenë jashtë fokusit, Kosova në çdo rast ishte në fokus, ndërkohë në Maqedoni kanë qenë deri diku jashtë. Ka qenë një rrugë e gjatë nga lufta më pas te negociatat e gjata, ka qenë një betejë që qytetarët të pranoheshin. Ju në pozitën që keni i keni edhe më të larta përgjegjësit..
Talat Xhaferi: Çështja e perceptimit nëse rikthehemi në sistem nuk do mend që konstatimi mban se Maqedoni dhe ne atje kemi qenë vendi ku janë bërë eksperimentet e provave të dhunës dhe forcës fizike dhe më pas ato instrumente janë përdorur në masë të shtuar në Kosovë. Ndjesia ka qenë e njëjtë por në fokus ka qenë situata në Kosovë ne kemi qenë si pjesë që nuk kanë ditur. Mund ta them nga shkollimi në Beograd njëri prej lëndëve duheshe të lexohej një tekst origjinal në gjuhën maqedonase dhe profesori pyet kush po e lexon, mes tyre çova dorën edhe unë. Profesori habitet se thotë ç’është ky shqiptari prej Kosove po lexon maqedonisht për kureshtje thotë po e çoj. Pasi e lexova më thotë si ti nga Kosova po e lexon tekstin maqedonisht, i them profesor, problemi është që nga të menduarit se shqiptarët jetojnë veç në Kosovë është problem se në Jugosllavi shqiptarë ka edhe në vise të tjera. Ai nuk e dinte që isha shqiptar nga Maqedonia, ka qenë perceptimi dhe kjo është një vërtetim plus që nuk kemi qenë në fokus të ndodhive dhe si shqiptarët në përgjithësi mirëpo, lidhshmëria jonë me Kosovën për faktin që qendrat e shkollimit në masë kanë qenë në Kosovë edhe shteti i përbashkët atëherë lidhshmëria njerëzore ka qenë më e theksuar mes shqiptarëve jashtë Kosovës brenda Jugosllavisë atë kohë dhe nuk do mend që vijon edhe sot e kësaj dite që jemi edhe më të ndërlidhur interpersonal.