Conte në Shqipëri, takime me Ramën, Bashën e Metën

AKTUALITET


Tre ditë para vendimit për çeljen ose jo të negociatave për Shqipërinë në BE, Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte viziton Tiranën zyrtare ndërsa në axhendë janë parashikuar takime me kryeministrin  Rama dhe me presidentin Meta. Conte do të jetë të martën (sot) në Tiranë dhe rreth orës 15.30 do të pritet nga Rama në Pallatin e Brigadave, ku më pas do të kenë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.  Në axhendë është parashikuar që kryeministri italian të zhvillojë një takim me Bashën në orën 17:00 dhe me Presidentin Ilir Meta në orën 17.30 në Presidencë.

Kjo është vizita e parë e Contes në vendin tonë. Vizita bëhet vetëm pak ditë para vendimit të BE-së për negociatat me Shqipërinë.

Italia ka mbështetur prej kohësh çeljen e negociatave me Shqipërinë.



Skip to toolbar