Kryeministri nuk kursen as miqtë për kuponin, plasin batutat mes tyre

AKTUALITET


Gjoba për kuponin tatimor ndaj mikut të Ramës është pritur me humor nga pronari i lokalit, i cili ka rënë dakord se nuk do ketë asnjë tolerancë për kuponin tatimor, ndërsa Rama e ka thumbuar sërish me fjalët “shyqyr që nuk më acarove me ndonjë mesazh allasoj”.

Kryeministri Edi Rama postoi këtë të mërkurë një foto me pronarin e Markatës së Peshkut në Tiranë, Ylli Hidri, të cilin e paralajmëronte që herë tjetër të jepte kupon tatimor, duke i përmendur dhe një shprehje të njohur angleze se “nga vdekja dhe taksat nuk shpëton askush”. Në statusin e kryeministrin ka reaguar vetë Hidri, i cili e ka pranuar gjobën, por shprehet se të sigurtë kishte vetëm vdekjen. “Haha vallaj vdekjen e disha por këtë gjë jo, por me të thon të drejtën me reformat që janë bërë, jam bërë akoma më i fortë. Kuponi tolerancë zero”, shkruan Hidri.

E këtë mesazh, Rama e ka theksuar sërish në Facebook, duke falënderuar biznesmenin për mirëkuptimin e aksionit të ndërmarrë nga qeveria kundër informalitetit. “Falemnerit Yllo, ne katunarët e Tironës e dum shtetin, dihet ajo punë, por pa shaka, rrofsh që s’mi provokove nervat me ndonjë mesazh allasoj. Miqësia miqësi, po llogaria llogari”, i shkruan Rama, duke treguar qëndrimin se nuk do të tolerohet asnjë abuzues.

Falemnerit Yllo, ne katunarët e Tironës e dum shtetin, dihet ajo punë, por pa shaka, rrofsh që s’mi provokove nervat me ndonjë mesazh allasoj🙏Miqësia miqësi, po llogaria llogari😉

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 7. August 2019


Skip to toolbar