Kryenegociatori për aderimin e Shqipërisë në BE z. Zef Mazi priti me datë 30 Prill në Kryeministri Sekretarin e Shtetit të Ministrise së Punëve të Jashtme dhe Europën të Sllovakisë, z. Martin Klus.
Tema kryesore e takimit ishte procesi aktual dhe ndërmarrja e hapave të ardhshmën për rrugëtimin integrues të Shqipërisë në BE.
Sllovakia ka qenë një aleat i përkushtuar drejt mbështetjes pa ekuivok të hapjes së negociatave teknike mes Shqipërisë dhe BE-së.
Kryenegociatori i shprehur z. Klus mirënjohjen për mbështetjen që Sllovakia i ka dhënë Shqipërisë si dhe folën për nevojën e përshpejtimit të proceseve integruese si për Shqipërinë ashtu dhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, si një trend i cili nuk duhet të zbehet.
Gjithashtu Kryenegociatori Mazi bëri një pasqyrim të realizimit plotësisht nga Shqipëria të detyrave të lëna në Konkluzionet e Këshillit të Marsit 2020.
Sekretari I Shtetit Z. Klus shprehu vlerësimet më të larta për reformat e ndërmarra nga Shqipëria në fushën e drejtësisë, lirive themelore dhe luftën ndaj krimit të organizuar. Ai nënvizoi se reforma në drejtësi e Shqipërisë është reforma më e plotë e realizuar në këtë fushë nga një vend kandidat për BE-në.
Kryenegociatori Mazi dhe Sekretari I Shtetit sllovak ranë dakord për të krijuar bashkëpunime teknike mes dy vendeve për disa fusha të caktuara ku Sllovakia ka ekspertizën e duhur.
Sekretari i Shtetit të Ministrise së Punëve të Jashtme dhe Europën të Sllovakisë, z. Martin Klus ftoi Kryenegociatorin z. Zef Mazi për një vizitë zyrtare në Sllovaki gjatë muajit Maj