Kryepeshkopi Anastas nën kujdes intensiv prej 5 ditësh, por del nga intubimi

AKTUALITET


Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos, është shtruar prej pesë ditësh në spitalin “Evangelismos” në Athinë, ku ndodhet nën mbikëqyrjen e mjekëve.

Sipas ekipit mjekësor, ai ka një gjendje të rënduar shëndetësore, “por nuk është më i intubuar, pasi kjo masë nuk është konsideruar më e nevojshme”. Kryepeshkopi është ende në terapi intensive pas problemeve shëndetësore që shfaqi ditët e fundit.

Më 3 janar, ai u transportua me avion të Forcave Ajrore nga Shqipëria dhe u shtrua në spitalin “Evangelismos” në Athinë, ku më 5 janar shfaqi komplikacione shëndetësore.

Para këtij dërgimi në Athinë, më 30 dhjetor, Kryepeshkopi 95-vjeçar ishte shtruar në një spital privat në Tiranë për shkak të simptomave të një virusi. Ai u dërgua me avion në Athinë për kujdes mjekësor më të specializuar.



Skip to toolbar