Kualifikimi në Europian, kur hidhet shorti?

Më të fundit


Ndonëse kanë ende një ndeshje eliminatore për të luajtur përballë Ishujve Faroe, Shqipëria e siguroi mbrëmjen e kaluar kualifikimin për në Europianin e Gjermanisë dhe tani emocionet janë ende më të mëdha pasi mund të përballemi me ekipe nga më elitaret në Europë.

E për këtë gjë duhet të presim shortin, i cili do të hidhet më 2 dhjetor dhe do të njohë kuqezinjtë me rivalët e rinj në turneun elitar që starton në qershor.


Eventi do të mbahet në mbahet në Hamburg, teksa shorti do të hidhet me 3 vende të lëna bosh për skuadrat e play-off, të cilat do t’i bashkohen turneut vetëm pasi të kenë luajtur ndeshjet në mars.

E vetmja skuadër që e ka grupin e caktuar është Gjermania, e cila pozicionohet në grupin A në mënyrë që të luajë ndeshjen hapëse të turneut më 14 qershor 2024.




Skip to toolbar