Kukësi, pakt me FSHF: Me Partizanin, në Air Albania

SPORT


Pas derbit Partizani-Tirana, stadiumi ‘Air Albania’ do të hapë dyert për një tjetër ndeshje të Superligës. Klubi i Kukësit bën me dije se është arritur marrëveshja me FSHF-në që sfida e javës së 19 që luhet kundër Partizanit me datë 26 janar do të zhvillohet në stadiumin e ri në kryeqytet.

“FK Kukësi ka arritur të gjejë një akord me Federatën Shqiptare të Futbollit që ndeshja kundër FK Partizanit të luhet në ‘Air Albania Stadium’. Për informacione për çmimin e biletave dhe të tjera do të njoftohet në ditët në vijim!”, shkruan klubi i në faqen e tij në rrjetet sociale.



Skip to toolbar